Deputetët e Partisë Demokratike janë futur herët këtë të enjte në sallën e Kuvendit dhe janë përplasur me anëtarët e Gardës. Në seancën e sotme në Kuvend pritet të kalojë nen për nen buxheti. Sharje, ofendime dhe kërcënimet nuk kanë munguar nga deputetët e opozitës.
“He more fol, të duket vetja trim ty, fol, se ke bërë nja dy herë trimin ti” i drejtohet Luan Baçit njërit prej gardistëve. “Ore lepurush të heq gurmazin”– dëgjohet një tjetër zë më tej që nuk dallohet se kush është prej deputetëve. “Na thyet duart”- ankohet deputeti Bledion Nallbati.