-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u shpëtojnë VIP-at gjobave, a japin ryshfet? Ja çfarë thotë polici i trafikut

Kryesoret

Gerhard Baka, specialist i trafikut ka  folur për shkeljet e kodit rrugor nga shoferët dhe tentativat e tyre për të korruptuar.

Ai tha se personat që gëzojnë një status në Shqipëri nuk tentojnë të korruptojnë efektivët e policisë me para, por përdorin statusin e tyre për t’i shpëtuar gjobave pas shkeljeve që bëjnë në rrugë.

“Duhet thënë që personat që kanë një lloj imuniteti apo gëzojnë një lloj statusi në shoqëri nuk e tentojnë korrupsionin e policëve, janë më të përgjegjshëm, e dinë përgjegjësinë që kanë. Mund të përfitojnë në sajë të statusit që ata gëzojnë, por që jo në forma korruptimi.

Nuk ka ndodhur asnjëherë, nuk dimë asnjë rast që një person i njohur në publik të tentojë të korruptojë punonjësin e policisë. Janë më të përgjegjshëm, por sigurisht mund të tentojnë të përfitojnë nga statusi që kanë në shoqëri, pra duke thënë që është një person VIP, artist, gazetar apo status të ndryshëm, por deri më sot që flasim as nuk kanë tentuar të korruptojnë në formën e ryshfetit.” – u shpreh Baka./Euronews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit