-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia e Tiranës kërkon rritjen e tarifës ditore të ushqimit për çerdhet dhe kopshtet

Kryesoret

Nga 2024 pritet të rriten tarifat e ushqimit për fëmijët që frekuentojnë institucionet publike parashkollore në Tiranë.

Në relacionin e projektbuxhetit të vitit 2024, Bashkia e Tiranës ka kërkuar rritjen e tarifës ditore të ushqimit për fëmijët e kopshteve dhe çerdheve nga 6 deri në 15%.

Për fëmijët që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet publike në Tiranë paguhet tarifa mujore, e cila përbëhet nga tarifa për ushqimin që llogaritet me tarifën ditore dhe ditët e frekuentimit të fëmijës gjatë një muaji.

Për fëmijët e kopshteve, tarifa ditore e ushqimit nga 160 lekë në ditë nga 2024 është kërkuar të jetë 170 lekë në ditë (rritje 6,2%). Për fëmijët e çerdheve tarifa ditore e ushqimit nga 130 lekë në ditë do të jetë 150 lekë në ditë (rritje prej 15,3%).

Sipas relacionit të projektbuxhetit rritja e tarifës ditore është ndikuar nga shtrenjtimi i çmimeve të artikujve ushqimorë./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit