-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha uron shqiptarët nga Senati Amerikan: Shqipëria do të bëhet!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar shqiptarët për “Ditën e Rinisë” nga Senati Amerikan.

Ai me anë të një videomesazhi ka cituar një shprehje të Presidentit, John F. Kennedy, i cili ka thënë se “pasuria më e madhe e njerëzimit është rinia e tij”.

“Të dashur miq, ju përshëndes nga ndërtesa e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë ditë të veçantë për çdo shqiptar e në veçanti për rininë shqiptare, me një citim nga një nga figurat më frymëzuese të politikës amerikane, nga Presidenti John F. Kennedy, i cili në mënyrë kuptimplotë për çdo komb na ka lënë trashëgim thënien se: “Pasuria më e madhe e njerëzimit është rinia e tij”. Pasuria më e madhe e Shqipërisë janë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë. Të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë kanë bërë gjithmonë diferencën midis të mirës dhe të keqes, midis tiranisë dhe lirisë dhe do ta bëjnë sërish. Do ta bëjnë për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë e lirisë, për Shqipërinë e demokracisë. Sepse ndryshe nga ç’mendojnë pesimistët, skeptikët, apo ata që gjithmonë kanë vënë interesin e tyre mbi interesin e shqiptarëve, Shqipëria do të bëhet! Gëzuar Ditën e Rinisë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit