Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të përfolur së fundmi në showbizin shqiptar. Dyshja është komentuar edhe më shumë për faktin se do të bëhen shumë shpejt prindër të një vajze.
Çifti ka nisur pushimet së bashku në alpet e Zvicrës, ndërsa po kalojnë një kohë të mirë me njëri-tjetrin.
Kiara është disa muajshe shtatzënë dhe duket qartë barku i saj i rrumbullakosur si dhe fakti që ka shtuar pak peshë.
E ndërkohë Luizi me shaka e ka krahasuar Kiarën me Ronaldo Sharkën, ish-banorin e “Big Brother Vip”.
“Sa Ronaldo je bërë (qesh Luizi). Deksha un për ty, shikoje sa e bukur është, shikoje barkalukun tim. A e dini ca ka këtu?”- tha këngëtari duke bërë shaka me moderatoren e njohur teksa duket që mezi po pret që të mbajë në krahë të voglën e tij.