-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia veto, Rama: Nuk tërhiqem, jam krenar edhe nëse na bllokon

Kryesoret

Socialistët zhvilluan ditën e sotme Kongresin e cilësuar të jashtëzakonshëm që kishte në thelb një paradë të arritjeve në një dekadë në pushtet. Pas gati 7 orësh fjalime në disa panele, në podium u ngjit Edi Rama. Kryeministri tha se na duhen tre garanci për të ecur përpara. “Ne na duhen tre garanci; një vend gati për t’u anëtarësuar në BE, fryma e modernizimit dhe një forcë qeverisëse e përkushtuar ndaj kapitalit njerëzor të shoqërisë” tha ai. Injoroi rivalët. “Disa kundërshtarë as të gjallë dhe as të vdekur” tha Rama.

Tha se progresin e Shqipërisë e kanë përshëndetur 26 vende nga 27, me përjashtim të Greqisë për të cilin kishte disa fjalë për çështjen e Fredi Belerit që e mban peng. “Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vet, jo për rezultatet e pamohueshme të Shqipërisë, por për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike. Greqia. Historia dihet. Nuk ka nevojë të humbasim kohë.

Qëndrimi ynë as nuk ndryshon deri në 13 Dhjetor dhe as nuk do të ndryshojë përtej 13 Dhjetorit. Ky qëndrim nuk do të ndryshojë, jo sepse ne jemi kokëfortë, por sepse arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim, është shumë më kokëfortë sesa ne. Drejtësia për Shqipërinë është si uji, që sapo ka nisur të dalë nga një shkretëtirë. Nuk do të pranoj që të besoj se fqinjët tanë do t’i vendosin tapën e vetos shishes.

Në rast se kjo ndodh, unë nuk do të kthehem nga Brukseli i mërzitur. Asnjë fije, ju siguroj. Por do të kthehem edhe më krenar për Shqipërinë, edhe më i motivuar. Për të vazhduar së bashku punët e mëdha. Edhe më i bindur se një absurditet i tillë nuk do ta vonojë procesin e integrimit tonë në BE asnjë ditë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit