21 Janari është peng i drejtësisë së vjetër. Kështu deklaroi Edi Rama nga Kongresi i PS-së ditën e sotme. I kujtoi drejtësisë së re se kjo është Republika e Shqipërisë dhe jo Republika e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kishte një “luftë” për meritat e drejtësisë së re. Tha se meritat i ka Partia Socialiste dhe jo SHBA-së e BE.
“Gjithçka që po ndodh sot me hetimin, vendosjen në akuzë, për një sërë individësh me profil të lartë, është vetëm zgjimi i një shpirti drejtësie të fjetur prej më shumë se 100 vitesh në koma në nëntokën e shtetit shqiptar.
Ne do të vazhdojmë ta mbështesim drejtësinë e re, por ka ardhur koha që të bëjmë shumë më tepër me veten dhe pastaj përmes PS-së për ta nxitur dhe ndihmuar të shtrihet në të gjithë organizimin e sistemit të drejtësisë. SPAK-u dhe GJKKO janë një apo dy km nga prokuroria e Tiranës.
Këtu u fol për 21 Janarin. Është peng i drejtësisë së vjetër. Nuk ka vajtur drejtësia e re tek prokuroria e Tiranës. Është i mbyllur në ato sundukët e maskarenjve të Shqipërisë. Imagjinoni prokuroritë dhe gjykatat e tjera.
Kjo është republika e Shqipërisë dhe jo e prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë një pushtet i pavarur, por nuk janë i vetmi i pushtet i pavarur i kësaj republike që ka edhe dy pushtete të tjera të pavarura që nuk varen nga gjyqësori dhe as nuk i japin llogari gjyqësorit. Drejtësia e re të bëhet drejtësi europiane në të gjithë territorin” tha ai.
“Ka dy vite që flitet për një grup propozimesh për ndryshime në reformën në drejtësi, që vjen jo nga ne, por nga vetë sistemi i drejtësisë. Ne këtu nuk jemi qiraxhinj, por zotër shtëpie, që të gjithë së bashku.
Pushtet e pavarur nuk janë republika në vete dhe Shqipëria nuk është federatë, por Republika është misione se përse këto tre pushtete ekzistojnë. Roli i kuvendit është i përcaktuar dhe rregulluar në ligje. Është Kuvendi qendra e gravitetit dhe jo qeveria. Puna për këtë ndryshim duhet të nisë një orë e më parë nga ne. ” tha ai më tej.
Greqia do të bllokojë negociatat? Rama: Nuk e prishim fare gjakun