-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shërbëtor personal për ju”! Rama njofton risinë e madhe në E-Albania

Kryesoret

Prej janarit të vitit 2024 E-Albania vjen me një risi. Shërbëtor personal për ju. Kështu e cilësoi Edi Rama. Kryeministri e njoftoi sot nismën e re që do të bëhet realitet pas pak ditësh. Cdo njeri për cdo shqetësim apo pikëpyetje që ka do i drejtohet “shërbëtorit personal” në E-Albania i cili do ta sqarojë për të gjitha hapat që duhet të ndjekë.

Viti i ri do të hyjë me një shërbëtor personal, një asistent të vetin. Fillimisht do të jetë ditë natë zgjuar për secilin vetëm me shkrim në celular. Sa herë do të hapin shërbëtorin do i shkruajnë, do i thotë “këtu jam”. Ky është një nga projektet….vitin e ardhshëm shërbëtori do të dalë me fytyrë dhe me zë.

Kjo nuk është lojë, por një shërbim që mundëson, që kur futesh për të marrë shërbimet në Shqipëri, 1200 shërbime online, ti do të kesh një shërbëtor që do të thotë bëj, këtë, këtë, këtë…. nuk do të ketë më një adresë për t’u ankuar sepse secili do të ketë shërbëtorin e vet. Pro ky është vetëm njëri nga shërbimet“.

Po tenderat? Edhe ata online së shpejti. “Në Shqipëri zhvillohet një numër tenderash sa një bashki e mesme dhe numri i komisionerëve të tenderave në Shqipëri është as numri i një bashkie të mesme, mijëra dhe mijëra dhe proceset janë arkaike, pavarësisht se ligji ka avancuar.

Ne po punojmë, e para do i çojmë parlamentit një projekt të ri për futjen e inteligjencës artificiale në prokurime dhe ambicia është që brenda këtij mandati të prezantojmë sistemin e prokurimeve me inteligjencën artificiale, që do të thotë se do të prokurohet pa letra” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit