-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manchester United zhgënjen në shtëpi, fitore shprese për Sheffield

Kryesoret

Manchester United nuk arrin t’u japë vazhdimësi rezultateve pozitive, teksa vetëm pak ditë pas triumfit 2-1 ndaj Chelsea-t, është mposhtur me rezultatin e thellë 0-3 nga Bournemouth brenda në “Old Trafford”.

“Djajtë e kuq” dominuan në kontroll topi, por pa arritur të shënojnë, gjë që e bëri në mënyrë perfekte Bournemouthi, duke gjetur golin e avantazhit me Solanke që në minutën e pestë të sfidës.

Trajneri Ten Hag provoi të shkundë skuadrën, duke aktivizuar edhe danezin Hojlund, megjithatë Billing dhe Senesi shënuan në minutat 68’ dhe 73’, duke vulosur suksesin e miqve.

Në sfidat e tjera, Sheffield United gjeti një fitore shprese 1-0 ndaj Brentford, ndërsa Brighton-Burnley dhe Wolves-Nottingham Forest u mbyllën në barazim 1-1…/Super Sport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit