Këshilli i Sigurimit të OKB rrëzoi propozimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Propozimi u bazua tek artikulli i 99-të, një mjet i fuqishëm diplomatik i papërdorur në dekada. Ai u shpreh se në Gaza po rrezikohet paqja dhe siguria ndërkombëtare, ndërsa po shkaktohet një katastrofë humanitare.
Mocioni u mbështet nga 13 vende në Këshillin e Sigurimit, por SHBA vuri veton duke u shprehur kundër një lëvizjeje të tillë. Zv. Ambasadori amerikan Robert Wood tha se armëpushimi do të mbillte vetëm farat për luftën e ardhshme.
Mbretëria e Bashkuar abstenoi në votim. Shqipëria, pjesëtare e këshillit të sigurimit edhe pse u shpreh pro rezolutës u shpreh se ndihej e keqardhur që Këshilli i Sigurimit nuk ka dënuar terrorin e Hamasit dhe nuk ka bërë mjaftueshëm thirrje për lirimin e pengjeve të mbetura.
Më tej, përfaqësuesja e Shqipërisë Albana Dautllari i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë drejt rivendosjes së perspektivës së një horizonti politik, të bazuar në parimet e së drejtës së Izraelit për të ekzistuar në siguri, dhe një rrugë të qëndrueshme për palestinezët që të kenë shtetin e tyre në liri.