-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentativa e grabitjes në Tiranë, nipi i të moshuarve njoftoi policinë, autorët u ndanë në 2 grupe

Kryesoret

Në shtëpinë e Gani Himës, në Prush të Tiranës mbrëmjen e shkruar hynë 5 grabitës. Dy të moshuarit nuk ishin vetëm, por kishin edhe dy fëmijë të mitur.

Njeri nga ta më i rrituri, ishte ai që njoftoi policinë. Një ditë pas ngjarjes rreth 10 vetë kryesisht me precedentë të mëparshëm janë marrë në pyetje, por deri tani policia nuk ka dalë me një emër të dyshuari.

3 grabitës me armë, shkëmbim zjarri mes tyre dhe policisë, çfarë ndodhi

Nga 5 autorët, dy prej tyre të armatosur me kallashnikov, qëlluan edhe në drejtim të patrullës së policisë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes ndërsa efektivët  iu kundërpërgjigjën me armë.

Grupi i grabitësve për ti shpëtuar ndjekjes së policisë u nda në dy pjesë, ky dy prej tyre  u larguan përmes një zone malore e të pyllëzuar.

Një deshmitar ka treguar se ata e mbanin zbrapsur patrullën e policisë duke shtënë me armë në ikje. Ndërkohë, 3 të tjerët u futën në një ‘audi’ të bardhë me targa të fallsifikuara.

Në tentativë për të ikur grabitësit ndeshën rezistencën e policisë ku njëri prej uniformave blu u përplas nga makina e garbitësve që arritën të largoheshin pa gjurmë.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar disa prej këtyre momenteve ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbetur disa prova, si gëzhoja fishekësh, levat që mbanin agresorët  për të kryer grabitjen.

Disa prej tyre kanë arritur të futen në ambientet e brendshme të banesës, ku kanë kërcënuar familjarët duke mos kursyer as dy fëmijë të mitur./Shqiptarja.com

“Jemi policë”, si hynë grabitësit në banesë para dy të moshuarve

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit