-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, 2 të arrestuar në Elbasan

Kryesoret

Dy persona janë vënë në pranga në Elbasan, pasi u kapën duke vënë ilegalisht baste sportive.

Konkretisht pas hekurave ranë 62-vjeçari me inicialet L. K., dhe 31-vjeçari me inicialet D. P.

“U kapën në flagrancë në lokal, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre pronar i lokalit, ndërsa tjetri kamarier i punësuar më mënyrë të paligjshme. Punohet për kapjen e një shtetasi tjetër (i punësuar më parë në këtë lokal), pasi rezultoi se organizonte baste sportive në ambientet e lokalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve në zbatim të planit operacional për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar në inteligjencën informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të organizimit të lojërave të fatit, në lokal.

Për këtë rast, shërbimet e Policisë vunë në pranga për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, shtetasit:

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi D. P. punonte kamarier në këtë lokal dhe nuk ishte i regjistruar në organet tatimore.

Gjithashtu, rezultoi se shtetasi K. Xh., 22 vjeç, banues në Elbasan, i punësuar më parë në këtë lokal,
organizon baste sportive në ambientet e lokalit. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit