Ditën e sotme do të mblidhet Sekretariati i Etikës, me Partinë Socialiste që kërkon përjashtimin e shtatë deputetëve të Opozitës nga Kuvendi.
Pas “kaosit” të shkaktuar në parlament gjatë seancës për Buxhetin e vitit 2024, Partia Socialiste ka bërë kërkesë për përjashtimin nga Kuvendi të 7 deputetëve, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ata janë: Sali Berisha, Gazmend Bardhi, Ervin Salianji, Bledjon Nallbatit, Lefter Gështenja, Isuf Çelaj, Asllan Dogjani.
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e këtyre 7 deputetëve, pasi në senacën e fundit parlamentare ata hodhën kapsolla dhe ndezën flakadanë.