-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti i BE-së dhe Ballkanit perëndimor në 13 dhjetor, çfarë do të ndodhë në Bruksel?

Kryesoret

Liderët e Bashkimit Evropian  dhe Ballkanit Perëndimor priten të takohen këtë të mërkurë në 13 dhjetor.

Në fokus të këtij takimi pritet të jenë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, si një nga çështjet kryesore që shqetëson të gjithë rajonin.

Radio Europa e Lirë ka zbardhur një pjesë të kësaj deklarate, ku do të kërkohet nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, angazhim serioz për zbatimin e rekomandimeve dhe marrëveshjes së normalizimit.

Në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, dhe Serbia nga kryeminisrtja Ana Bërnabiç.

Pjesë e deklaratës do të jetë edhe angazhimi i BE për përshpejtimin e procesit të integrimit për vendet e rajonit , bazuar në  meritat individuale të vendeve.

Por ndonëse flitet për përshpejtimin e procesit të integrimit, Greqia kërcënon me veto Shqipërinë për çështjen Beleri.

Vetoja e mundshme për vendin tonë, pritet të jetë një nga cështjet e tjera që do të diskutohet në këtë samit.

Nga 27 vendet e BE-së, Greqia është i vetmi shtet që nuk ka firmosur dokumentin e përbashkët për hapjen e pesë kapitujve themelorë të negociatave, duke kërkuar fillimisht betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie të Himarës.

Por vetëm disa ditë më parë Krymeinistri Rama i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në samit bëri të qartë se qëndrimi i shqipërisë për çështjen Beleri nuk do të ndryshojë as para e as pas takimit të 13 dhjetorit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit