Dita e hënë do të mbylli dha javën e 16-të të Superiores, ku do të luhen dy sfidat e fundit.
Me kate barazime radhazi Partizani do të pres Skënderbeun në “Arenën e Demave”.
Në fazën e parë të kampionatit korçarët ishin ekipi i vetëm që rrëmbeu një fitore kundër kryeqytetasve, megjithatë në përballjen e sotme pritet një tjetër histori.
Arbër Abilaliaj, që vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, por theksoi se ekipi i tij do të hyjë në fushë për të marrë maksimumin.
“Për momentin kam përshtypjen e dinë të gjithë po vuajmë mungesë sidomos në qendër të mbrojtjes. Shpresoj të rikuperojmë të tjerë që kemi në dispozicion. Na ka prishur balancat, që ishin gjëja më e rëndësishme që kishim ndërtuar deri në ato momente.
Nëse s’performon si duhet në fazën defensive, problem bëhet përpara. Humbja e vetme e Partizanit? Skuadër e balancuar dhe shumë e mirë. Ka stil të qartë të të luajturit futboll, kështu që me të drejtë mendoj është nga skuadrat e vështira duke pasur parasysh dhe stabilitetin që ka gjetur me lojtarët që ka.
Shto këtu që është ekipi i vetëm që ka mundur Partizanin këtë kampionat”, tha Abilaliaj.
Nga ana tjetër Egnatia do kërkojë të vazhdoj e vetme në krye të tabelës, ku do të përballet me Teutën në “Niko Dovana”.
Dy ekipet shfaqen me objektiva komplet të kundërt megjithatë 3 pikët ngelen të rëndësishme për të dyja palët.
Rrogozhinasit duan të ruajnë kreun ndërsa Teuta të dali sa më shpejt nga zona e ftohtë e rrezikut.
Të dyja takimet do të luhen sot në orën 17:00.