Një tentativë grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Laç. Gjatë tentativës së grabitjes ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet të jetë plagosur një punonjëse policie.
Dinamika e saktë ende nuk dihet, por paraprakisht mësohet se një oficere policie teksa udhëtonte me makinë, dy persona i kanë dalë para automjetit dhe janë përfshirë në një përplasje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes Sanxhak të Laçit.
Të shtëna me armë në Laç, qëllohet drejt policit, ka të plagosur?









