-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Donald Tusk zgjidhet kryeministër i Polonisë

Kryesoret

Parlamenti polak i ka dhënë ish-kryeministrit Donald Tusk një mandat për të formuar një qeveri të re koalicioni.

Administrata e ardhshme do të betohet në pallatin presidencial nga presidenti Andrzei Duda të mërkurën.

Ajo do t’i japë fund sundimit tetë-vjeçar të partisë nacionaliste të krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS), e cila u përplas në mënyrë të përsëritur me autoritetet e BE-së.

Megjithatë, zoti Tusk mund të përballet me vështirësi në përmbushjen e premtimit të tij për të zhbërë efektet e sundimit të PiS.

Koalicioni qendror i Tusk fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e tetorit, por nuk ishte në gjendje të merrte detyrën deri më tani.

PiS, e udhëhequr nga Mateusz Morawiecki, doli si partia e vetme më e madhe pas zgjedhjeve, por partitë e tjera refuzuan të punonin përkrah saj dhe nuk ishte në gjendje të formonte një shumicë në parlament.

Morawiecki humbi një votëbesimi të hënën, duke i hapur rrugën Tusk për t’u rikthyer në pushtet.

Tusk ishte më parë kryeministër i Polonisë midis 2007 dhe 2014, më vonë u bë president i Këshillit Evropian.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit