-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haxhi Shala transferohet në Gjykatën Speciale në Hagë

Kryesoret

Ish-deputeti dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, Haxhi Shala është transferuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kjo është konfirmuar nga avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

“Para një ore është nisur me aeroplan për në Hagë”, ka thënë shkurt Smakiqi, duke shtuar se ka folur edhe me familjarët e Shalës.

Shala, i njohur si Komandant “Topi”, u ndalua dhe u dërgua në zyrat e EULEX-it të hënën.

Po ashtu, EULEX-i ishte edhe në shtëpinë e Shalës, por sipas kreut të OVL UÇK-së në Malishevë, nga aty nuk është marrë asgjë.

“E kanë kontrolluar shtëpinë, por nuk kanë marrë asgjë”, ka thënë për Telegrafin, kryetari i OVL UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu.

Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, nuk ka dashur të komentojë këtë rast, por ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar operacione në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit