Edhe kët të mërkurë mijëra qytetarë do të mblidhen sërish në ditën e 18 të protestës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Ndryshe nga ditën e tjera sot qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00, ku më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë, aty ku edhe do të mbahen fjalimet antiqeveritare.
Prej 17 ditësh me radhë, protestuesit kanë dalë në rrugët e Tiranës për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar ndryshime politike.
Ndër të tjera demonstruesit i kanë bërë thirrej SPAK të nis arrestimin e Kryeministrit, ku sipas tyre institucionet e drejtësisë tanimë kanë aleat popullin.









