Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, gjatë diskutimit në Parlamentin Europian është ndalur te situata aktuale në Shqipëri lidhur me protestat masive të cilët prej ditësh mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Eurodeputetja holandeze theksoi se shqiptarët kanë dalë në rrugë dhe kërkesat e tyre janë të qarta, sipas saj qytetarët kanë të drejtë të pyesin nëse burimet publike shkojnë për ata apo për një grup të vogël të priviligjuar njerëzish.
“Shqiptarët kanë dalë në rrugë dhe kërkesat e tyre janë të qarta. Sigurisht që ata duan zhvillim ekonomik, por jo me çdo kusht. Për sa kohë që nevojat bazë nuk plotësohen, si uji, shëndetësia dhe një pagë dinjitoze, ata kanë të drejtë të pyesin nëse burimet publike po shkojnë për qytetarët apo për një grup të privilegjuar.
Në fund të qershorit do të udhëtoj drejt Shqipërisë për të dëgjuar dhe për të gjetur ide që mund t’i marrim me vete, në mënyrë që të ndihmojmë”, tha ajo.









