-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi: Koka nuk merr vesh nga ligjet, e përdori Rama, tani tendera

Kryesoret

Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit dje u la sërish në burg me një tjetër masë sigurie për inceneratorin e Tiranës pas atij të Fierit dhe Elbasanit. Ai akuzoi se pas kësaj qëndron Sali Berisha dhe Partia e Ilir Metës, edhe pse vëllai i tij, Nard Koka tha se gjithçka ia bëri Edi Rama.

Monika Kryemadhi deklaroi sot se Koka nuk merrte vesh nga ligjet dhe se Edi Rama e përdori për t’i marrë firmën kundrejt 20% në këmbim dhe tenderave tani për t’i mbyllur gojën.

Lefter Koka ishte hallka e fundit e inceneratorëve, njohjen e ligjit e ka zero. U përdor nga Edi Rama për t’i marrë firmën. Lefter Koka mori 20% te inceneratori i Elbasanit dhe Fierit dhe kaq e mbylli.

Merr ndonjë tender ndonjë familjar i tij për t’i mbyllur gojën dhe t’i krijojmë kushte të mira në burg që të mos flasë. 62 milionë Euro ka paguar deri tani vetëm për inceneratorin e Tiranës, pa llogaritur të tjerët” tha ajo.

U shpreh e bindur se nëse jo sot, nesër Erion Veliaj do ta pësojë. “Kryetari i bashkisë Tiranë ka ikur në Amerikë, se kujton se do ta shpëtojë Amerika për këto letrat këtu. Firmën dhe një gjë tjetër mos e vendos vend e pa vend.

Ai ka vendosur firmën dhe do të mbajë përgjegjësi. Nuk të fal njeri për atë që ke firmosur. Është ajo, firma që të fundos ose të ngre lart. Ai ka firmosur dhe ka marrë atributet e këshillit bashkiak” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit