Një efektiv policie në Laç pretendon se është sulmuar me armë zjarri nga dy persona të tjerë.
Sipas policit 23-vjeçar Dhurim Metko ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 21:00 në vendin e quajtur “Rruga e Sanxhakut”, teksa ai ka qenë duke shkuar në punë me makinë private.
Sipas efektivit, i cili ka bërë kallëzim, 2 të dyshuarit qëlluan me armë në ajër sapo e panë atë. Nga ana tjetër, efektivi u kundërpërgjigj duke qëlluar edhe ai me pistoletën e shërbimit nga brenda makinës.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka asnjë person të lënduar. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor mëngjesin e sotëm duke kqyrur zonë. Aty u gjetën vetëm gëzhojat e pistoletës së policit që kishte qëlluar nga brenda automjetit.
Ndërkohë, nuk janë gjetur gëzhoja të tjera që pretendohet se i përkasin 2 autorëve të supozuar.
Grupi hetimor, së bashku me AMP-në, është duke e hetuar këtë ngjarje.
Grabitja, zëdhënësi i policisë për “5Pyetjet.al”: Nuk ka efektivë të plagosur









