Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili është punonjës në burgun e Peqinit.
57-vjeçari me iniciale S. S., banues në Elbasan është arrestuar në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, në fshatin Karinë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.
Nga aksidenti është dëmtuar 57-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.