-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Feminicidi, Balla: Një betejë që nuk fitohet vetëm nga policia

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi të rritet bashkëveprimi i çdo institucioni apo aktori në shoqëri, si dhe solidariteti kundër dhunës në familje apo me bazë gjinore.

Duke folur në aktivitetin e organizuar në përmbyllje të “16 ditëve kundër dhunës”, ministri tha se dhuna në familje mbetet ende shqetësim serioz me gjithë masat e marra dhe ashpërsimin e tyre.

“47% e grave kanë përjetuar një moment dhune në familje, apo formë tjetër dhune. Megjithë përpjekjet e PSH për të parandaluar krimet, ende është problem. Kjo është një betejë që nuk fitohet vetëm, nga PSH. Janë evidentuar 4700 raste të dhunës në marrëdhënie familjare dhe dhënë 2500 urdhra mbrojtjeje.

Njerëzit ende nuk e dinë, se edhe vetëm ta ngacmosh një vajzë në rrugë është dhunë, ta përndjekësh është dhunë, ta ndalosh të shkojë në punë është dhunë, apo të përdorësh një fjalë pa vend ndaj një kolegeje deputete në Kuvend, është po dhunë. Dhe shpesh herë shembulli më i keq bëhemi ne deputetët burra, duhet të jemi shembull pozitiv në shoqëri,” tha Balla.

Më tej ai sqaroi se po zbatohet që prej shtatorit çdo ditë, Paketa e Sigurisë në Shkolla.

“Na duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të çuar para mesazhin që gjithë gratë e vajzat e Shqipërisë sonë, të lejohen dhe ketë potencialin e plotë për një të ardhme më të begatë për të gjitha. E përgëzoj faktin që këtu jemi të gjitha krahët e politikës bashkë, duke lënë në parlament sherret e ditës, për të dhënë një mbështetje këtij koalicioni të madh kundër dhunës mbi bazë gjinore dhe dhunës në familje,” tha ministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit