-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Këshillit Evropian: Duhet një vendim unanim për Ballkanin

Kryesoret

Në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ai ende është duke punuar në “planin A” sa i takon dhënies së dritës jeshile për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe për t’i dhënë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian në një samit të rëndësishëm të BE-së që do të mbahet më 14 dhe 15 dhjetor në Bruksel.

Bisedime të shumta i kanë paraprirë këtij samiti. Ato janë fokusuar në faktin nëse do të mund të shtyhet procesi për shkak të vështirësive në gjetjen e konsensusit ose nëse vendimi për Ukrainën, në një mënyrë ose tjetër, mund të shkëputet nga vendimet për vendet e tjera.

Por, Michel nxitoi të hidhte poshtë këtë duke thënë se ai dhe kolegët e tij në KE po punojnë në propozimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë dhe dhënien e statusit kandidat për Gjeorgjinë.

“Sa i përket zgjerimit, kjo është pak më komplekse. Pse? Sepse nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, ka të bëjë me Moldavinë, me Gjeorgjinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – pika e parë. Dhe, kjo sepse ne duhet të marrim një vendim unanim” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit