Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka reaguar nga Brukseli, ku ndodhet me ftesë të disa eurodeputetëve në Parlamentin Europian.
Ajo tha se gjatë takimeve do të trajtohen çështje që lidhen me protestat në Shqipëri dhe problematikat që, sipas saj, po përballet vendi, ndërsa theksoi se Evropa duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje Shqipërisë.
“Evropa duhet t’i kthejë sytë drejt Shqipnisë ma shumë se kurrë. Jam e nderueme që këto ditë ndodhem në Parlamentin Evropian në Bruksel, me ftesë të disa eurodeputetëve, me të cilët do të diskutojmë mbi çështjet mjedisore, protestat e këtyne 30-ditëve dhe problematikat e shumta që po përballet vendi ynë, veçanërisht korrupsionin dhe arbitraritetin e nji pushteti që po kapërcen çdo kufi”, u shpreh Koçeku.









