-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: BE-ja dëshiron ta lidhë Ballkanin Perëndimor ndaj vetes

Kryesoret

Shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk do t’u thuhen data konkrete për anëtarësimin. Por Brukseli dëshiron të përdorë të paktën ndihmën ekonomike për të parandaluar që Ballkani të orientohet nga Kina dhe Rusia.

“Duket të jetë një ndjesi pak a shumë si ajo e fëmijëve natën e Krishtlindjes që presin me padurim dhuratat”, thotë një nëpunës i lartë i BE-së në valën e përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë të BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin. Dhuratat e mundshme të ambalazhuara bukur do t’u tregohen sot (13.12.2023) në Bruksel krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Por në fakt, se kush do të marrë çfarë konkretisht do të vendoset të enjten (14.12.2023) në samitin e 27 anëtarëve të BE-së pa praninë e vendeve të Ballkanit.

Data konkrete për anëtarësimin e Shqipërisë, të Serbisë, të Malit të Zi apo të Maqedonisë së Veriut nuk do të përmenden. Me këto katër shtete Komisioni i BE-së po negocionon për përshtatjen e legjislacionit, shtetëndërtimit dhe praktikave qeverisëse sipas normave të BE-së. Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në një fjalim në Bled të Sllovenisë u shpreh për një afat antarësimi në vitin 2030. Por këtë afat BE asnjëherë nuk e ka përfshirë zyrtarisht në deklaratat e samiteve të veta. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kërkuar rritjen e shpejtësisë për procesin e zgjerimit, po as ai nuk është shprehur konkretisht. (Lexo ketu shkrimin e plote)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit