-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritë në Gaza, vriten 9 ushtarë izraelitë

Kryesoret

Nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë të mërkurën pasi ranë në një pritë të pjesëtarëve të Hamasit grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE njoftoi ushtria izraelite.

Izraeli është duke u përballur me një rezistencë të fortë në zonat të cilat i ka rrethuar dhe bombarduar gjatë dy muajve të fundit.

Lufta ajrore dhe tokësore e Izraelit i ka lënë mijëra civilë palestinezë të vrarë dhe i ka detyruar 85 për qind të popullsisë së Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre, duke nxitur zemërim në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje vazhdimisht Izraelit të marrë masa më të mëdha për t’i kursyer civilët, pavarësisht se e bllokuan një thirrje ndërkombëtare për armëpushim dhe i dërguan urgjentisht municion aleatit të tyre të ngushtë.

Rreth gjashtë javë pasi ushtarët izraelitë e pushtuan veriun e Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, këmbësoria është ende duke u përballë me luftime të ashpra kundër luftëtarëve të Hamasit brenda dhe përreth Qytetit të Gazës.

Luftime të ashpra pati gjatë natës dhe mëngjesin e së mërkurës në shumë zona, posaçërisht në Shiaja, një lagje e mbipopulluar e cila ishte fushëbetejë e luftimeve të ashpra në luftën e vitit 2014 mes Izraelit dhe Hamasit.

Trupat që po i bastisnin disa ndërtesa në Shiaja të martën, e humbën komunikimin me katër ushtarë të cilët ishin sulmuar, tha ushtria izraelite. Kur ushtarët e tjerë e nisën një operacion shpëtimi për ta, ranë në pritën e pjesëtarëve të Hamasit.

Në mesin e nëntë të vdekurve ishin edhe koloneli Itzhak Ben Basat, 44 vjeç i cili është oficeri më i lartë që vritet në pushtimin tokësor dhe koloneli Tomer Grinberg, komandant batalioni./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit