Greqia me argumentin e arrestimit të Fredi Belerit arrin qëllimin e bllokimit të integrimit të Shqipërisë. Bashkimi Europian nuk vendos datë për hapjen e kapitujve me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian që do të pasojë samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në një dokument të BE-së theksohet se për Shqipërinë nuk do të ketë datë për hapjen e kapitujve.
Në konkluzionet e këshillit të ministrave të BE theksohet se “Këshilli pret me padurim të ndërmarrë hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe hapjen e grupit të parë negociues sa më shpejt të jetë e mundur”, por pa treguar arsyet e shtyrjes se hapjes se grupit te pare negociues. Edhe sa i përket Maqedonisë së Veriut siç dhe pritet Këshilli kërkon fillimisht ndryshimet kushtetuese.