-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të përballet me Shkëlzen Berishën për Gërdecin? Mediu: Të dalë e vërteta

Kryesoret

Unë dua që të dalë e vërteta”. Kështu deklaroi ditën e sotme pas daljes nga gjykata e Posaçme, ish-ministri i Mbrojtjes në kohën e shpërthimit të Gërdecit, Fatmir Mediu.

I pyetur nëse do të vijë që të përballet edhe me Shkëlzen Berishën, sikur ka ndodhur me dëshmitarët e tjerë që janë thirrur deri tani, Mediu tha “unë do të paraqitem në cdo seancë”.

Më tej, sqaroi se “nuk ka një akt që të ketë ardhur tek unë që unë ta kem neglizhuar”.

Theksoi një rast ku ka kërkuar masë administrative për shembjen e godinave. “Para se të fillonte demontimi (në Gërdec), kompania kishte filluar punimet për prishjen e godinës.

Unë kam bërë vetëm detyrën time. Ka një raport mujor të policisë ushtarake që përcakton të gjitha problemet e paligjshmërisë dhe veprimet kriminale.

Në raportin për muajin maj është adresuar për shqetësimet për prishjen e ndërtimeve në Gërdec, ku unë them që ata që i kanë bërë duhet të procedohen. Kompania kishte bërë shkelje” tha ai.

Shkëlzen Berisha nuk shkon në gjykatë, SPAK: Nuk banon te adresa që na ka dhënë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit