-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borxhe dhe divorc/ Kush është polici që ktheu armën drejt vetes në Tiranë?

Kryesoret

Një efektiv policie është vetëplagosur këtë të enjte me armën e tij të shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha”, ku polici 50-vjeçar dyshohet se e kreu aktin në banesën e tij.

“Më datë 14.12.2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit”, njoftoi policia.

50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet paraprakisht se efektivi ishte i divorcuar prej disa vitesh dhe jetonte vetëm. Po ashtu ai dyshohet se kishte probleme me borxhet dhe e ka kryer aktin në kushtet e depresionit.

I divorcuar dhe “mbytur” me borxhe, polici në Tiranë drejton armën nga vetja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit