Policia e Shtetit ka njoftuar se është arrestuar Lulzim Berisha.
Ish-kreu i Bandës së Durrësit u arrestua në kuadër të operacionit të përbashkët “Sant Joan” mes policisë shqiptare dhe asaj spanjolle.
Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij qytetari, në Shqipëri.