Personi në foto është i dyshuari nga policia që mendohet se ka qëlluar me armë zjarri në Don Bosko në Tiranë mëngjesin e sotëm. Policia nuk e ka identifikuar. Dyshohet se bëhet fjalë për një person që mund të ketë nga burgu kohët e fundit.
Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:45 të mëngjesit të sotëm.
Ka qenë 42-vjeçari Rudolf Zefi që denoncoi në polici se teksa po udhëtonte me makinë, në drejtim të mjetit të tij u qëllua me armë zjarri. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar.
“Qëlluan me armë zjarri drejt meje” , ky është 42 vjeçari që denoncoi ngjarjen në “Don Bosko”