-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Serbia vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjet në “Panda”

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shteti i Serbisë “vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjen e të rinjve serbë edhe pas një çerek shekulli”, duke iu referuar vrasjeve në lokalin “Panda” në Pejë më 14 dhjetor 1998.

“…Sikurse vazhdon të mos i pranojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-’99”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se “kjo heshtje flet për mendësinë e pandryshuar politike të Serbisë karshi Republikës së Kosovës”.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se në këtë lokal, më 14 dhjetor të vitit 1998 autoritetet serbe “inskenuan vrasjen e gjashtë të rinjve serbë”.

Kurti, po ashtu, publikoi disa fotografi, në të cilat shihet se para objektit ku kanë ndodhur vrasjet, është vendosur pllaka përkujtimore.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që objektin e ish-Pandës ta fusë nën mbrojtje të përhershme.

Me shpalljen e këtij vendimi, në tetor të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se lokali do t’i shërbejë kujtesës kolektive për krimin që, sipas tij, është bërë nga Serbia.

Mbrëmjen e 14 dhjetorit të vitit 1998, rreth orës 20:00, dy persona të maskuar hynë në kafene dhe gjuajtën me breshëri plumbash mbi ata që ishin brenda.

Të vrarë në vend mbetën: Ivan Radeviç, 25 vjeç, Ivan Obradoviç, 14 vjeç, Vukota Gvozdenoviç, 16 vjeç, dhe Dragan Trifoviç, 17 vjeç.

Po atë natë, si pasojë e plagëve të marra, në spital vdiqën: Svetisllav Ristiç, 18 vjeç, dhe Zoran Stanojeviç, 17 vjeç.

“Serbia i vrau gjashtë të rinj serbë, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekjen e regjimit të Millosheviqit për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë,” ka shkruar Kurti.

Vrasja e gjashtë të rinjve serbë ndodhi në një kohë kur tensionet ndëretnike në Kosovë ishin të larta./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit