-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fotoja e re e Lulzim Berishës pas arrestimit në Spanjë, arratia mori fund

Kryesoret

Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit është arrestuar në Spanjë në një aksion policor të koduar “Sant Joan” mes policisë shqiptare dhe policisë spanjolle. I konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë, Lul Berisha u arrestua si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën. Lulzim Berisha u arrestua për llogari të autoriteteve shqiptare dhe do të ekstradohet në Shqipëri. Lul Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas hetimeve nga SPAK që u akuzoi si të dyshuar në përfshirjen e vrasjes së Klodian Saliu në vitin 2005.

Kush është Lulzim Berisha? Për çfarë akuzohet ish-kreu i bandës së Durrësit?

Për arrestimin e Lulzim Berishës në Spanjë ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili thotë se “sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo, mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet. Përgëzoj Policinë e Shtetit, ekipin e Fast Tirana të cilët në bashkëpunim me Fast Madrid, të kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Lulzim Berisha në Alicante, Spanjë, një person i kërkuar nga drejtësia në Shqipëri”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit