Seanca e sotme plenare është shoqëruar me kaos ende që pa nisur. Garda e Republikës ka ndaluar deputetët e përjashtuar që të futen brenda Kuvendit. Kjo ka acaruar deputetët e tjerë që nuk janë në listën e të përjashtuarve.
“Hapni derën”, “Kush je ti”, “Shoqja Lindita, a mund të futem”, janë disa nga thirrjet e deputetëve. Sot pritet të kalohen ndryshimet e rregullores së Kuvendit, nga ku parashikohet përjashtim deri në 60 ditë për deputetët që shkelin rregullat.
Sula: Kjo është çmenduri.
Bardhi: Ky është deputet dhe duhet të hyjë në Kuvend
Vokshi: Na jep urdhrin e shkruar sepse unë nuk jam e përjashtuar.
Sula: Të provokojnë në këtë farë feje sa nuk di cfarë ti bësh. Ti hipësh sipër edhe prapë nuk të lënë. Këta duan vetëm një parlament. Të qeverisë PS, se janë mësuar 45 vjet. Mos u ngopshin, farë qeni.
Korreshi: Ore nuk jemi të përjashtuar, hape derën.
Deputetët e përjashtuar
Gazment Bardhi
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Elda Hoti
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Xhelal Mziu
Kaos dhe rrëmujë në derë të Parlamentit, Berisha: Garda e kuqe e Ramës