-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Serbia nuk duhej sanskionuar, Kosova qasje pozitive me themelimin e asosacionit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga Brukseli me dështimin për hapjen e kapitujve të negociatave për shkak të vetos greke ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur edhe për gjithçka tjetër u diskutua në samit.

“Ne do te vazhdojmë të bëjmë detyrat tona, kemi një instrument të jashtëzakonshëm, modelin tonë të inteligjencës artificiale që ia kam shpërndarë miqve europianë, do jemi gati për në BE para se BE të jetë gati për ne.

Kam prekur pjesën e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi, në prani të përfaqësuese së Serbisë se me të njëjtën qartësi dhe me te njëjtën gjuhë të troçtë që unë në të tjera rrethana kam shprehur bindjen se Serbia nuk duhej sanskionuar sepse Serbia nuk ka asnjë të ardhme tjetër përveç BE.

Se çfarë ndodhi në Basnjsë dhe shpallja e zisë kombëtare që pasoi me vrasjen e efektivit të Kosovës jo vetëm ishte një ngjarje pa asnjë lidhje me vlerat evropiane… Unioni bashkë me vendet e tjera të rajonit i kanë dhënë Serbisë për ta nxitur që të përfshihet në anën e duhur të këtij rajoni dhe për të mbajtur larg zjarrin e konfliktit në Ukrainë.

Është koha që Serbia të përballet me veten. I jam drejtuar përfaqësuese së Kosovës në tryezë me të njëjtën gjuhë troç se Kosova ka vetëm humbje nëse humbet respektin e miqve në atë tryezë nëse sillet si më parë.

Kam theksuar që tani është koha që Kosova të vazhdojë me tutje dhe të ndërtojë qasje mbi themelin e ri që ka vënë me hapin e ri që hodhi pas një kohë të gjatë, me krijimin e asosacionit të komunave me shumicë serbe.

Kam bërë thirrje së bashku me Osmanin që KE-ja të heqë të gjitha sanksionet ndaj Kosovës dhe t’i jap Kosovës mbrapsht një inkurajim për ndryshimin pozitiv të kursit të Kosovës,” tha Rama ndër të tjera.

LIVE-Greqia veto, Rama: Pa kuptim dhe pa frymë europiane

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit