-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rishikohet buxheti 2023, shpërblim për fundvit për të gjitha shtresat në nevojë

Kryesoret

Rreth 285 mijë qytetarë të shtresave në nevojë do të marrin shpërblim për fund-vit në masën 5 mijë lekë.

“Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë të shpërblimit që sapo iu akordua pensionistëve për: 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike; 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar; 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike; 68 mijë invalidë të punës; 44 mijë përfitues të pensioneve familjare,” tha minsitri Ervin Mete.

Ministri i Financave tha në Konferencë për mediat, se familjet me ndihmë ekonomike me fëmijë marrin 10 mijë lekë.

Po ashtu do të marrin një pagë shtesë punonjësit e administratës që kanë marrë pjesë në procesin e integrimit në BE.

“Parashikohet një shpërblim për 1144 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale të zhvilluara në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim në BE, edhe për shkak të rezultateve të lavdërueshme dhe të vlerësimeve të larta që kanë marrë edhe nga Komisioni Evropian,” tha Mete.

Në total Ministri i Financave Ervin Mete tha se ky akt normativ rialokon 20 miliardë lekë, por nuk ndryshohet parashikimi për të ardhurat dhe shpenzimet për vitin aktual.

“Rialokimet bëhen nga projektet e huaja dhe të brendshme në projekte më pozitive,” tha minsitri.

Me rishikimin e dytë që i bëhet buxhetit të këtij viti, parashikohen edhe 800 milionë lekë mbështetje për çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor, si dhe për disa bashki të vendit do të shpërndahen 2 miliardë lekë për të shlyer borxhet e prapambetura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit