-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kërkon arrestimin, Rithemelimi padi në Kushtetuese: Të pezullohet masa ndaj Berishës

Kryesoret

Deputetët e Rithemelimi kërkojnë pezullimin e masës shtrënguese ndaj Sali Berishës e për rrjedhojë edhe pezullimin e arrestimit të tij.

“E nderuar Zonja Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Ne kërkuesit, me cilësinë e 1/5 të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po Ju parashtrojmë në vijim faktet, provat dhe argumentat ligjore, se përse kemi paraqitur këtë kërkesë, e cila në thelb synon të zgjidhë konfliktin e kompetenca ndërmjet institucionit të Kuvendit nga njëra anë dhe pushtetit gjyqësor nga ana tjetër, për sa i përket heqjes dhe/ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit.

Nisur nga sa do të argumentojmë në vijim, ne kërkuesit i kërkojmë gjithashtu Gjykatës Kushtetuese interpretimin përfundimtar të Nenit 73, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që konflikte të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen,” thuhet ndër të tjera në padinë deputetëve të Rithemelimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit