-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendoset fati i tij! Berisha thërret demokratët të hënën në protestë

Kryesoret

Ditën e hënë në orën 12:00 Sali Berisha ka thirrur mbështetësit e tij për të protestuar jashtë Kryesisë së Kuvendit, teksa brenda do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit ose jo për arrestimin/heqjen e lirisë së tij. Thirrjen e protestës Sali Berisha e ka argumentuar me mbrojtjen e të drejtave të opozitës.

Kuvendi njoftoi se kërkesa e prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në orën 12.00, të së hënës në Kryesinë e Kuvendit.

Pak ditë më parë në mbledhjen e grupit një pjesë e deputetëve të PD-së ishin kundër protestës, por Sali Berisha duket se është i vendosur për të thirrur militantët demokratë në “mbrojtje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit