-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama ultimatum kryebashkiakëve: Mos t’ju shoh në Tiranë!

Kryesoret

Në takimin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane, kryeministri Edi Rama theksoi se qytetet duhen pastruar nga ato “fije plastike merimangash të një kohe tjetër”, referuar rrëmujës së kabllove. “Pjesa dërrmuese e këtyre kabllove janë pa funksion, por qëndrojnë aty si një shenjë e harresës dhe mungesës së vëmendjes”, theksoi kreu i qeverisë.

Por kishte një vërejtje për disa prej kryetarëve të bashkive që sipas tij largohen nga komuniteti ku janë zgjedhur dhe më shumë qëndrojnë në Tiranë. Nuk përmendi emra, por tha se bëhet fjalë për bashkitë në aksion Tiranë-Korçë.

“Me një vërejtje me disa nga kryetarët e bashkive që janë bërë pak problem po  e them në mënyrë të butë pasi nuk qëndrojnë në komunitet gjatë gjithë javës por vijnë në Tiranë edhe në ditët kur duhet të jenë në krye të detyrës atje, kjo praktikë të marrë fund. Nuk janë të gjithë por janë disa. Kryesisht në juglindje të vendit, në aksion Tiranë-Korçë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit