Ditën e hënë në momentin që në Kryesinë e Kuvendit, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të vendosë për kërkesën e SPAK-ut për Sali Berisha, grupi i tij do të protestojë jashtë godinës.
Por a është kjo protestë për interesa personale apo për Shqipërinë? I pyetur nga gazetarët mesditën e sotme, ish-kryeministri tha se kjo nuk po bëhet për hallin e tij.
“Kjo është një protestë vetëm për Shqipërinë. Kemi një dallim shumë të madh. Protestat kanë qenë program i padiskutueshëm. Mosbindje civile dhe protesta. Edi Ramës do i përfundojnë letrat dhe do të marrë atë që meriton.
Do të ketë një zinxhir protestash. Ne do të fillojmë stinën e protestave. Fillohet edhe me protesta sporadike për më të fuqishmet” tha ai.
Por a e ka në krah grupin e Gazment Bardhit? “Unë besoj se cdo njeri që kundërshton Edi Ramën është me këto protesta” tha ai.