Është arrestuar ditën e djeshme në Durrës Bernardo Doçi, i cili kanoste vazhdimisht një person përmes celularit për t’i dhënë para.
Kapja e tij është bërë në momentin që Bekim Xhaferi, shqiptari i lindur në SHBA po i jepte shumën e parave.
Pas denoncimit në polici, u organizua puna për caktimin e takimit në mënyrë që arrestimi të kryhej në kushtet e flagrancës, teksa i merrte paratë Xhaferit në formën e gjobës.
Mësohet se kur Doçi ka parë agjentët e krimeve që iu afruan nuk bëri rezistencë. Në mënyrë të padrejtë dhe në kohë të ndryshme ai e kishte kërcënuar Xheferin për t”i dhënë 5 mijë dollarë.