-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E mbushi kupën…”, Fifit nuk i del e keqja me Julianën

Kryesoret

Fifi është një nga konkurrentët e kualifikuar në gjysmë finalen e “Dancing With The Stars”.

E ftuar sot në “Fan Club” me Kiara Titon, këngëtarja ka reaguar sërish për deklaratën e bërë nga Juliana e cila tha se Fifit do i jepet kupa pasi nuk i ndau mirë raportet me produksionin e ‘BBV’.

Fifi tha se Juliana e ka përmendur disa herë emrin nëpër emisione pasi u eliminua dhe se kjo gjë nuk i ka pëlqyer e i është dashur të reagojë.

“U mbush kupa. E ka përmendur emrin tim në emisione, s’është aspak e hijshme! Nuk dua të merrem me llafe. Mes meje dhe Xhulit nuk ka ndodhur asgjë. Ajo çfarë tha në një prej intervistave më shqetësoi shumë. Nuk është një gjë e hijshme as për ta parë, as për ta dëgjuar.

Nuk më pëlqeu reagimi i saj dhe pas 3 muajsh u mbush kupa dhe reagova. Nuk e di nëse kam bërë mirë apo keq, por ashtu e ndjeva e postova.

E kam menduar mirë se çfarë kam shkruajtur. Kam patur edhe gjëra të tjera në mendje që mund t’i shkruaja por nuk e kam bërë. Më thënë të drejtën nuk e kam pritur që ajo të reagojë për mua pasi u eliminua. Por e ka përmendur shumë herë emrin tim në emisione.

Nuk jam marrë fare me intrigat dhe fjalët që janë folur vërdallë, jam munduar ta distancoj veten prej kësaj gjëje. Kam ardhur në ‘DWTS’ ta shijoj si eksperiencë profesionalisht jo të merren me llafe,” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit