Gjatë një prej fjalimeve të fundit të mbajtura nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, mendohet se një pjesë e fjalëve të saj ishin thumb i drejtpërdrejtë për blogeren Chiara Ferragnin dhe situatën e fundit në të cilën ajo haset.
“Modeli i vërtetë që duhet ndjekur nuk janë influencuesit që fitojnë shumë para duke veshur rroba ose duke promovuar panettone, me të cilat i bëjnë njerëzit të besojnë se do të bëjnë bamirësi dhe në vend të kësaj paratë shërbejnë për të paguar tarifat e milionerëve,” tha Giorgia Meloni gjatë fjalimit të saj të fundit.
Megjithëse nuk përmendi emrin e Chiara Ferragni-t, ky ishte një thumb i drejtpërdrejtë për të, referuar rastit të fundit të blogeres me pandoro Balocco.
Kompanitë e Chiara Ferragni duhet të paguajnë një gjobë prej 1.075 milionë eurosh për mashtrimin e klientëve mbi donacione bamirëse të lidhura me shitjen e ëmbëlsirës.
Një pandoro Balocco nga Ferragni shitej mbi 9 euro, krahasuar me çmimin e zakonshëm nën 4 euro.
Reklamat dhe çmimet e larta i mashtronin konsumatorët të mendonin se duke blerë ëmbëlsirën, po kontribuonin në një bamirësi për kërkimet lidhur me kancerin e kockave në një spital në Torino, dhe gjithashtu se Ferragni po bënte donacione.
Kompanitë e lidhura me Ferragni-n nuk i dhanë para spitalit të Torinos, pavarësisht se morën më shumë se 1 milion euro.
“Duhet t’u mësojmë të rinjve se krijimi i atyre produkteve është më i jashtëzakonshëm sesa të mësosh t’i tregosh ato,” tha Meloni në fjalimin e saj.
View this post on Instagram