-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO u zgjerua gjatë vitit 2023, por mbetet në pikëpyetje anëtarësimi i Ukrainës

Kryesoret

NATO mirëpriti vendin e 31-të anëtar gjatë vitit 2023. Finlanda iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore pasi Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, aplikimi i Suedisë vazhdon të jetë i pezulluar dhe gjithashtu Kievi vazhdon të përballet me sfida të mëdha. NATO u transformua nga sulmi frontal i Rusisë në Ukrainë.

Vetëm pak javë pasi tanket ruse kaluan kufirin ukrainas në shkurt 2022, Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësimin në aleancën ushtarake perëndimore.
Në prill, Finlanda u bë vendi i 31-të anëtar i NATO-s.

“Fillon një epokë e re. Çdo vend maksimalizon sigurinë e tij. Po kështu edhe Finlanda. Anëtarësimi në NATO forcon pozitat tona ndërkombëtare dhe hapësirat për manovrim”, tha Sauli Niinisto, President i Finlandës.

Suedia është ende në pritje. Turqia, një vend anëtar i NATO-s, ka vonuar dhënien e miratimit për anëtarësimin, duke e akuzuar Suedinë se strehon persona që Turqia i konsideron terroristë.
Ligjvënësit turq ende po diskutojnë kërkesën e Suedisë për anëtarësim.

“Shpresoj që Asambleja Kombëtare të finalizojë këto diskutime sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të finalizojmë ratifikimin e Suedisë”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

NATO rriti mbështetjen për Ukrainën gjatë vitit 2023, duke koordinuar furnizimin nga vendet anëtare me armë dhe ofrimin e programeve stërvitore.
Në takimin e nivelit të lartë që u mbajt në korrik në Vilnius, aleanca riafirmoi pozicionin e saj se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe thjeshtoi procesin për anëtarësimin e saj.

“Po bëhemi de facto një ushtri e NATO-s, për sa i përket kapaciteteve tona teknike, përqasjes së menaxhimit dhe parimeve për drejtimin e ushtrisë”, tha Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit