SPAK-u i kërkon Kuvendit autorizim për heqjen e lirisë për Sali Berishën, por cila është masa, arrest në shtëpi apo në burg?
Prokurori Arben Kraja deklaroi sot se këtë do ta vendosë SPAK-u pasi të marrë lejen nga Kuvendi. “Se çfarë vlerësojmë ne për t’ja paraqitur gjykatës është vendimmarrja jonë” tha ai.
Avokatët e pyetën prokurorin nëse ka rrezik që Berisha të arratisjet?
“Berisha është përditë në media dhe televizor si politikan por ne po i themi parlamentit se nuk zbaton vendimet e dy gjykatave të shkallës së parë dhe Apelit dhe duhet të jetë i barabartë përpara ligjit” tha Kraja.
Ai e theksoi se “unë nuk kam thënë që kemi prova të reja por që Sali Berisha refuzon që të zbatojë vendimin e gjykatës” deklaroi ai.