Orges Shehi fitoi çmimin “Trajneri I vitit 2023”. Ish-trajneri I Tiranës aktualisht është pa skuadër por ka dhënë rezultat të mire me bardheblutë gjatë 2023.
Ky çmim Shehit iu dorëzua nga dy ish-trajnerët e Kombëtares, Xhani De Biazi dhe Edi Reja. Ai u shpreh mbrëmjen e sotme:
“Ndihem shumë i ndëruar që jam këtu mes dy personaliteteve dhe figurave shumë të mëdhaja të futbollit tonë dhe atij Europian si Reja dhe De Biazi.
De Biazi ka qenë një indicie e madhe dhe shumë e fortë e imja për të t’iu futur rrugës së trajnimit. Ndihem i vlerësuar dhe shumë krenar që vij në këtë podium për herë të dytë radhazi. Edhe pse vitet nuk ngjajnë me njëri-tjetrin edhe për shkak të dinamikave dhe situatave.
Jam shumë i kënaqur për këtë çmim. Dua të falenderoj gjithë trajnerët dhe kapitenët që më kanë votuar, por si dhe ish-klubin tim Tirana”, deklaroi Shehi.