Zbardhen të tjera detaje në lidhje me plagosjen sot në Shkodër, ku një person është qëlluar 4 herë me armë zjarri.
Mësohet se autori ndodhej në biçikletë, ndërsa ka qëlluar me pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kryqëzimit të ish-degës.
Bëhet me dije po ashtu se policia po ndjek autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.