Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Campobasso, në Itali ku një djalë 9-vjeçar humbi jetën nga zjarri në shtëpi.
Nga kjo ngjarje mësohet gjithashtu se mbetën të plagosur vëllai adoleshent, motra e vogël disavjeçare dhe nëna, të cilët u shtruan të gjithë në spitalin Cardarelli.
Sipas raportimeve thuhet se divani dhe e gjithë dhoma e ndenjes kanë marrë flakë për shkak të një qarku të shkurtër, e më pas flakët janë përhapur në dhomat e afërta bashkë me tymin, duke i shkaktuar vdekjen, e cila ka ndodhur për shkak të asfiksisë së 9-vjeçarit.
Babai, në gjendje shoku, ka arritur të nxjerrë fëmijët e tij jashtë, ndërsa ndihma po mbërrinte.